Pas dy barazimeve me Teutën dhe Bylisin, Vllaznia do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv edhe ndaj Tiranës kryesuese në ndeshjen e rradhës për kampionat, ndonëse do të luajë në transfertë. Në kampin shkodran ka optimizëm, përpos edhe faktit që do të ketë sërish mungesa në këtë përballje shumë të vështirë.

Megjithatë trajneri Hysen Dedja në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes shprehet i bindur se fusha e lojës do të tregojë një Vllazni ndryshe në klasiken e futbollit shqiptar.

“Gjate ketyre dy diteve jemi ndalur gjate tek gabimet e verejtura ne pjesen e dyte te sfides ndaj Teutes dhe po ashtu gjate ndeshjes me Bylisin dhe jemi munduar t’i korigjojme. Kuptohet qe nuk kemi patur shume kohe ne dispozicion sepse kalendari eshte shume i ngjeshur megjithate, jemi munduar te bejme me te miren.

Neser ne Tirane do ta konsiderojme veten si pjesmarres ne nje sfide ku luan nje fanelle e rende e futbollit shqiptar siç eshte Tirana, me nje tjeter fanelle te rende siç eshte ajo e Vllaznise. Pra do te luajme si te barabarte ne psikologji, pavaresisht se jemi ne fushe kundershtare.

Duhet ta shfrytezojme kete fakt, ashtu siç e shfytezon kundershtari ne Shkoder kur jemi pa spektatore qe vjen, luan e merr pike, edhe ne duhet te bejme te njejten gje. Mendoj se jemi optimiste, do te luajme si te barabarte dhe duke perjashtuar humbje, çdo rezultat tjeter eshte pozitiv per ne.

Vertete Tirana vjen pas nje hapi te gabuar ne Durres dhe do te kerkoje te rikthehet tek fitorja per te ecur e sigurt, duke ditur egon e tyre, duke i marre parasysh te gjitha, serish ne nuk i trembemi por shkojme me objektivin per te marre pike, pavaresisht se do te kemi edhe mungesa ne formacion”- ka thene Dedja.