Napoli arriti të fitonte Kupën e Italisë teksa mposhti në finale Juventusin. 90 minuta nuk mjaftuan për të vendosur verdiktin përfundimtar, ndaj të dy skuadrat iu drejtuan penalltive.

Ekipi i Hysajt arriti të ishte më i saktë nga pika e bardhë dhe në fund trofeu i takoi napolitanëve të cilët fituan të 6-tin në historinë e futbollit italian.

Për suksesin e skuadrës së Hysajt ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta që njihet si dashamirës i futbollit. Kreu i shtetit uron shkodranin, por edhe kuqezinjtë e Edi Rejës.

“I lumtur për suksesin e Elseid Hysajt dhe ekipit të tij. Pastë këmbën e mbarë dhe për Kombëtaren tonë!”, shkruan Meta në kanalin zyrtar.

Kujtojmë që 90 minuta përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërsa Hysaj u fut në lojë në minutën e 80-të. Urimet për suksesin e Napolit ishin të shumta e veçanërisht për shkodranin që së fundmi është surprizuar nga Ilir Meta./newsport/