Gjithmonë në Shkodër, kryefjala mbetet skuadra e Vllaznisë. Çfarë po ndodh me të? A do ta kalojë kjo skuadër edhe këtë situatë që ndodhet? Jo vetëm këto, por edhe shumë të tjera, janë pyetjet që shumë tifozë shtrojnë në diskutimet e tyre.
Për të diskutuar mbi këto dinamika, i ftuar në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa, ishte gazetari sportiv, Admir Uruçi. Ai u shpreh se Vllaznia e meritonte një fitore ndaj Teutës, ndërsa theksoi se shpreson shumë që shkodranët ta fitojnë Kupën për të dytin vit me rradhë, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë.
“Kjo javë që kaloi për Vllazninë do të ishte edhe më pozitive, në qoftë se nuk do të pësohej ai gol në minutën e 99-të. Duke parë se si rrjedhën ngjarjet, Vllaznia e meritonte një fitore ndaj Teutës, por ishte javë pozitive, pasi arritëm një tjetër finale Kupe. Pas asaj të vjetshmes, kemi një tjetër finale Kupe, që do ta diskutojmë me Laçin.
Le të shpresojmë që të jetë shansi sivjet që ta fitojmë Kupën dy herë rresht, pavarësisht se përballë kemi Laçin, i cili duhet thënë se nuk e lëshon lehtë Kupën, por nisur edhe nga shumë problematika të gjykimit, e vështirësojnë finalen e Kupës. Po nisem qysh tani t’i paraprijmë dhe duhet t’i paraprijmë një gjykimi të drejtë.
Vllaznia u kualifikua falë gjuajtjes së 11-metërshave kur dihet se si u anullua një gol në gjysmëfinalen e parë, por ne mund të ishim të kualifikuar brenda 90-minutëshit, për sa i përket finales, por dihet pra thashë problematikat që ka pasur gjatë gjithë këtij sezoni Vllaznia, kanë pasur ndikimin e vet edhe tek gjysmëfinalja e Kupës, por fatmirësisht gjykimi ishte në mënyrën më të mirë të mundshme.
Po them për sa i përket gjysmëfinales së Kupës dhe Vllaznia e nisi shumë keq, ku brenda 20 minutave të para, mund të pësonim jo një që pësuam, por edhe dy gola të tjerë, por fatmirësisht ai gol i shënuar nga Aralica, ndërroi komplet volumin e lojës dhe ndërroi komplet volumin e Vllaznisë.
Duhet thënë se e zotëroi potencialisht lojën, por duhet thënë se momente-momente, as ekipi i Partizanit, nuk kishte ardhur partizanit, nuk kishte ardhur për alpinizëm apo për piknik. Kishte ardhur për të kërkuar edhe ai kualifikimin.
Realisht, kur shkoi loja në penallti, penalltitë janë të sikletshme. Nuk e dinim që paskemi pasur edhe pesë gjuajtës të saktë nga pika e bardhë, duke gjuajtur penalltitë. Po ashtu, kishim edhe një Zogoviç që mendoj se ishte në ditën e tij më të mirë.
Kemi dy vite e gjysëm me ekipin e Partizanit që nuk njohim humbje, vetëm barazime dhe fitore. Ajo që do të thoja është që kemi tjetër optimizëm, që kësaj rradhe të arrijmë një fitore, e cila do thosha unë, është një premisë për t’i marrë vendin e katërt dhe pse jo për të sulmuar vendin e tretë”,-tha gjatë prononcimit të tij, gazetari sportiv, Admir Uruçi.
Maringlen ZHIVANI