Ndeshja e 17-vjeçarëve mes Shkodrës dhe Shënkollit është mbyllur pa fitues, teksa të dy ekipet kanë marrë një pikë në Shkodër, pas rezultatit 1-1 të arritur në përfundim të takimit.

Vendasit e drejtuar nga trajneri Albion Kopliku ishin më superiorë në pjesën e parë, teksa në minutën e 37-të, Hoxhaj do të kalonte Shkodrën në avantazh.

Në fundin e pjesës së parë, Përndreca arriti të shënojë golin e parë për ekipin e tij, duke barazuar shifrat në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve, nuk kishte ndryshim të rezultatit. Pas kësaj ndeshjeje, Shkodra U17 renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, me 17 pikë.
Maringlen ZHIVANI