Vllaznia U19 per meshkuj e ka humbur finalen e pare te kampionatit, ate ndaj Partizanit, te luajtur ne kryeqytet diten e diele me rezultatin e ngushte 3-2. Ndonese volejbollistet shkodrane kane kaluar dy here ne avantazh, nuk kane arritur te fitojne edhe setin e trete dhe krejt ndeshjen.

Ata e nisen mire kete takim duke e fituar setin e parë me shifrat 20-25. Kundërpërgjigjet Partizani në setin e dytë duke e fituar atë me rezultatin 25-19. Vllaznia rikthehet në lojë, madje duke dominuar bindsshëm në setin e tretë teksa e fiton me shifrat, 15-25 duke udhëhequr me sete 1-2.

Vllaznia kërkon fitoren e setit të katërt dhe të gjithë ndeshjes, 1-3, por nuk është i këtij mendimi Partizani, që pasi merr setin e katërt, 25-16. Ai madje fiton edhe të pestin 15-11, duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithëm me sete 3-2.

Ndeshja e kthimit ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet diten e diele ne oren 14.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ne rast fitoreje te ekipit shkodran qe drejtohet nga trajneret Fatjon Çekini dhe Endri Jukni, numri i ndeshjeve do te barazohej 1-1 dhe per te shpallur ekipin kampion do te luhet nje takim i trete ne Tirane./SHKODRA-SPORT.COM/