Shkodra U13 ka dalë e humbur nga ndeshja e rradhës. E kemi fjalën për ballafaqimin e vlefshëm të javës së 23-të të kampionatit, atë ndaj Shënkollit.

Ky ballafaqim është luajtur në fushën sportive “Zmijani” të Shkodrës dhe në fund të tij, kanë qenë shënkollasit, të cilët kanë fituar me rezultatin 2-3. Ata kanë besuar tek fitorja dhe ia kanë dalë ta bëjnë ndaj ekipit shkodran.

Në fakt, Shënkolli ka kaluar i pari në avantazh me anë të Shytit, që në minutën e 23-të. Pas dy minutash, sërish Shyti ka shënuar edhe golin e dytë, duke dërguar shifrat në 0-2, në favor të Shënkollit.

Me këtë gol, do të mbyllej pjesa e parë. Menjëherë, me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Shyti ka shënuar edhe golin e tretë për Shënkollin, duke kompletuar tripletën e tij personale.

Pas 10 minutash, kanë qenë Halili dhe Vajushi, që kanë shënuar dy gola njëri pas tjetrit për Shkodra U13, por që nuk kanë mjaftuar për asgjë, sepse i gjithë takimi është mbyllur në shifrat 2-3 për Shënkollin. Pas kësaj ndeshje, ekipi shkodran renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 23 pikë.
Maringlen ZHIVANI