Renditja e golashenuesve me te mire te Vllaznise e ka nxjerre ate me 37 gola ne vendin e pare. Ndriçim Shtubina eshte ndjere mire kur ka mesuar kete gje dhe padyshim qe eshte gezuar kur ka mesuar nje gje te tille.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, mesfushori me tipare sulmuese ka pranuar te flase ne lidhje me kete fakt dhe per kete eshte shprehur: “Kur e pashe kete statistike qe ju keni botuar, ne fakt u befasova. Nuk e dija qe isha ne vendin e pare, megjithate u ndjeva mire dhe jam i kenaqur qe kam dhene diçka per futbollin shkodran.

Ajo qe deshiroj une eshte qe keto shifra e statistika t’i shohin edhe femijet e mi dhe te vazhdojne edhe ata rrugen time ne futboll”.

I pyetur nese keto shifra do te vazhdojne te permiresohen edhe me shume ne te ardhmen, 32 vjeçari shton: “Besoj se po sepse nuk kam nder mend te terhiqem kollaj derisa Zoti te me jape force per te luajtur futboll”.

Nder keto 37 gola qe ka shenuar, e pyesim Shtubinen se cili prej tyre i ka mbetur me shume ne mendje dhe ai thote: “2 gola nuk do i harroj kurre. Golin e pare me Partizanin ne Shkoder qe ishte edhe goli im i pare me Vllaznine dhe ishte shume i bukur. Kurse goli i dyte eshte ai qe i kam shenuar irlandezeve te Sligo Rovers ne Shkoder ne ndeshjen e vlefshme per Kupat E Europes”.

Ne fund nje pyetje edhe per ecurine e Vllaznise ne gjysmen e dyte te ketij sezoni dhe ate se çfare do te dhuroje ajo ne fushe. Dhe pergjigja e Ndriçim Shtubines eshte kjo: “Jam shume i sigurte dhe do ta shikojne te gjithe qe do jemi me te forte ne kete faze”.
www.shkodrasport.com