Te dy jane te huaj, te dy kane drejtuar dhe drejtojne Vllaznine por ne fakt ndryshim ne mes tyre eshte shume i madh. E kemi fjalen per dy trajneret e basketbollit, bullgarin Nikolai Gospodinov dhe kroatin Vladimir Ivankoviç.

I pari u largua para dy javesh per shkak te rezultateve te dobeta, por me se shumti ngaqe skuadra nuk funksiononte me te ne pankine, edhe per shkak te problemeve qe kishte krijuar me shumicen e lojtareve shkodrane.

Me perjashtim te kapitenit Shestani, ish- trajneri Gospodinov nuk i preferonte te tjeret, madje duke i injoruar fare dhe ne ndeshje te caktuara duke mos i aktivizuar fare ose siç ishte rasti i Faslijes ne ndeshjen me Partizanin kur e futi ne loje ne 50 sekondat e fundit kur ndeshja tashme ishte humbur!

Por trajneri i ri- Ivankoviç duke kuptuar gjithçka, ka nderruar strategji. Qe ne ndeshjen e pare, ndonese e vlefshme per Ligen Ballkanike, i ka aktivizuar te 12 sportistet, madje edhe 17 vjeçarin Memçaj.

Po ashtu ne daljet e tij publike ka deklaruar se “Vllaznia ne krahasim me ekipet e tjera eshte favorite sepse ka 12 lojtare te mire ne dispozicion”.

Pikerisht ky besim i dhene, ka bere qe edhe basketbollistet te sillen ndryshe ne fushe dhe te japin me te miren e tyre. Mjafron t’i referohemi ndeshjes se fundit me Teuten dhe kupton gjithçka. Ne perioden e trete gjerat nuk shkuan mire per Vllaznine dhe trajneri Ivankoviç futi ne loje perveç Shestanit edhe Llazanin, Fasline, Bekteshin e Rakajn dhe loja mori rrjedhe tjeter.

Llazani me dy trepikesha riktheu ne loje skuadren, Faslija me lojen e shkelqyer ne te dy tabelat rikuperoi shume topa dhe shenoi edhe pike, Shestani ishte zemra e ekipit e po ashtu kontribut dhane edhe dy te tjeret. Dhe trajneri pas ndeshjes i pergezoi publikisht per kete kontribut te dhene.

Ky pra eshte ndryshimi ne mes dy trajnereve, ne nje ekip te mbushur me lojtare te huaj por qe ne fakt pak prej tyre bejne diferencen. Dhe per rrjedhoje, duke u dhene besim te gjitheve, mund te vijne dhe rezultatet. Mund te vije edhe fitorja neser ndaj Goga Basket.
www.shkodrasport.com