Lacio arriti të merrte një fitore të çmendur mbrëmjen e djeshme duke mundur me rezultatin 1-2 Kaljarin vetëm në minutat shtesë të takimit. Një fitore që natyrisht vjen edhe nga paraqitja e jashtëzakonshme e Thomas Strakoshës, i cili përveç golit që nuk kishte se çfarë të bënte më shumë se të nxirrte topin nga rrjeta, ishte i pakalusehëm.

Në minutën e 45, ndali Naingolanin në një mundësi të artë shënimi dhe vetëm një minutë më vonë arriti të ndalte një tjetër aksion duke i vënë kyçin portës së tij. Kjo paraqitje është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane dhe ka qenë prestigjiozja “Eurosport.it” ajo e cila e ka vlerësuar portierin me notën 7.

“Strakosha 7 – Nuk ka faj në golin e Simeones, por është vendimtar në mbulimin që i bën Naingolanit. Një duartrokitje për ndërhyrjet që e lejuan Lacion të jetë gjithmonë në lojë.

Naingolan 6.5 – Bën një lojë shumë intensive me shumë klas. Vetëm Strakosha e ndal nga shënimi i një supergoli por dërgon edhe Simeonen te porta por që gabon”, shkruhej në vlerësimin për dy futbollistët. /VipSport/