Braziliani Kaina Nunes vazhdon te beje mire dhe te udheheqe skuadren e Kastriotit nga fitorja ne fitore. E ka bere kete gje edhe gjate dites se djeshme ne ndeshjen e luajtur ndaj Partizanit.

Ai shfrytezoi nje kros te sakte te shkodranit Edon Hasani dhe me koke e ka derguar topin ne rrjete duke mposhtuar portierin e te kuqve dhe ne kete menyre i ka dhene nje tjeter trepikesh me shume vlere krutaneve.

“Jam shumë i lumtur për këto paraqitje, falenderoj Zotin. Ndihem shumë mirë me skuadrën, jam shumë i lumtur që po ndihmoj Kastriotin të marrë pikë të rëndësishme.

Kam shumë besim se Kastrioti do të qëndrojë në Superiore. Gjithë skuadra punon së bashku, të gjithë kanë besim. Kemi edhe mbështetjen e trajnerit dhe stafit, të gjithë kemi besim se do të qëndrojmë në Superiore”, deklaroi Kaina.

Kujtojme qe goli i djeshem ndaj Partizanit, ishte i gjashti per te me fanellen e Kastriotit, per sulmuesin e huazuar nga Vllaznia tek kjo skuader./SHKODRA-SPORT.COM/