Diten e djeshme ekipi i Murlanit luajti ndeshjen e rradhes, ate ndaj Sopotit ne transferten e veshtire te Librazhdit te cilen e humbi me rezultatin e ngushte 1-0, fale golit qe i shenoi futbollisti Kopacit ne minuten e 50-te.
Por ne rradhet e ekipit te Murlanit ka mendime se rezultati me i drejte i ndeshjes duhej te kishte qene se paku, ndonese shanset kane qene edhe per ta fituar ndeshjen dhe perpos saj loja e zhvilluar ne kete minutesh, nuk duhej t’i kishte lene ata pa pike.
Keshtu mendon kapiteni i ketij ekipi, Senad Lekaj qe ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Une mendoj se ne kete ndeshje meritonim me shume se humbja. Arbitri na e mohoi te pakten barazimin, kemi pas mundsi edhe te fitonim ndeshjen, por fale pritjeve te shumta te portierit vendas, nuk u arrit fitorja jone.
Une mendoj se kemi bere nje superndeshje ne te gjithe aspektet, per te mberritur tek mosdhenia e nje 11-metershi ne favorin tone. Ishte 1000 per qind penallti por arbitri vendosi ndryshe dhe si rrjedhoje, u detyruam te largohemi te mundur nga kjo ndeshje.
Per sa i perket ekipit te Sopotit, ishte tamam nje ekip i kompletuar. Stadiumi i Librazhdit ishte i denje edhe per ndeshje superlige.dhe neve na priten shum mire”./SHKODRA-SPORT.COM/