Ersil Ymeri ka qene nje nga protagonistet kryesore te suksesit te sotem te Kastriotit ndaj Skenderbeut, teksa ka shenuar edhe golin e pare per skuadren e tij. Ai ka folur pas fitores 2-1 kundër Skënderbeut. Lojtari i Kastriotit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Janë disa rezultate që vijnë për shkak të një faze të mirë përgatitore, falë edhe Bledar Devollit që ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës. Unë kisha besim te ky ekip pasi i shihja çunat të gjithë në seancat stërvitore.
Këto rezultate na japin shumë besim, pasi edhe ndeshja e parë ndaj Luftëtarit na motivoi edhe më shumë. Mendojmë se edhe në fundjavë kundër Partizanit, do të luajmë për 3 pikë, megjithëse rivali është për titull kampion”, ka përfunduar ai.
Ersil Ymeraj eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem per ekipin krutan teksa jo vetem ben me te miren me lojen e tij ne mesfushe por shpeshere shfaqet edhe si protagonist me golat qe po shenon duke i dhene edhe pike atij.