Mesfushori me pasaportë franceze, Mikael Panos, ishte afrimi i vetëm i Vllaznisë në merkaton e janarit.

Në fakt, 25-vjeçari i është bashkuar skuadrës shkodrane që në muajin tetor, por në pamundësi për t’u federuar, diçka e tillë ndodhi sapo u hap merkatoja e dimrit.

Mirëpo, teksa mendohej se do të ishte një futbollist i rëndësishëm për kuqeblutë, nuk ka ndodhur kështu deri më tani. Mesfushori me tipare mbrojtëse është aktivizuar vetëm pak minuta në takimin ndaj Kastriotit në kampionat.

Ndërkohë, të martën Panos ka qenë në fushë 90 minuta me Vllazninë U-21 në ndeshjen ndaj Bylisit në “Reshit Rusi”. Ai është vëzhguar nga trajneri Tomas Brdariç, por pa bërë diferencën në fushë.