Jemi mesuar shpesh ne futbollin e moshave ne Shkoder dhe jo vetem duke pare nje trajner te vetem qe stervit nje ekip, madje edhe 2-3 te tille dhe kuptohet qe ne te tilla kushte kuptohet qarte se sa e veshtire eshte kjo gje.

Por nderkohe Akademia “Djelmia shkodrane” ka sjelle nje risi se fundi. Permes nje njoftimi te bere ne faqen e saj mesohet se seancat stervitore per grupmoshen U7, pra futbollistet e datelindjeve 2018 dhe 2017 si dhe ato te grupmoshes U9, datelindjet 2016 dhe 2015 do t’i zhvilloje seancat stervitore ne kompleksin sportiv “Lici”, ne nje ambjent te mrekullueshem dhe shume te pershtatshem per zhvillimin e teknikes baze ne hapat e parë te futbollit.

Por risia eshte se çdo grupmoshe do te kete tre trajnera qe punojne me femijet prandaj dhe mundesia e korigjimit te gabimeve ne ekzekutimin e ushtrimeve teknike me topin eshte 100% e mundur te realizohet.

Trajneret qe do te punojne me secilen prej ketyre grupmoshave do te jene pikerisht Fatmir Marku, Bledar Marshiq dhe Suad Prençi. “Djelmnia shkodrane” ne kete menyre vazhdon te surprizoje me inovacionet qe sjell nga sezoni ne sezon, duke i dhene te kuptojne te gjitheve se prioritet per te eshte formimi sa me i mire i futbollisteve qe ne moshe te vogel./SHKODRA-SPORT.COM/