Në vazhdim të emisionit “Provokacija” në “ABC News”, presidenti i FSHF-së Armand Duka dënoi ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në takimin Kamza-Lacci. Duka e konsideroi si drejtë përjashtimin e ekipit nga Kategoria Superiore, pasi kjo parashikohe në rregulloren e aktivitetit.

Dënimi i Kamzës? Ishte një gjest shumë i shëmtuar, njerëz që hynë në fushë dhe goditën zyrtarët e ndeshje. Vendimet janë ‘ok’ sipas rregullores dhe këto rregullore i parashikojnë të tilla dënime kur ndodhin këto gjera. Ajo që kemi ne jo vetëm në futboll, por edhe në gjërat e tjera është që ne nuk pranojmë humbje dhe rezultatin.

Nuk është se futbollistët tanë t’i konsiderojmë si të padisiplinuar. Niveli i arbitrimit është njësoj me cilësinë e kampionatit, ata stërviten njësoj si lojtarët dhe përgatitet për ndeshjet. Kemi arbitra me stemën e UEFA-s dhe një ndër ta që ka bërë më shumë karrierë është Enea Jorgji që ka arbitruar edhe në Europë.

Kthimi i policisë në stadiume? Praktika botërore është që ccdo shkelje e ligjit të dënohet. Për momentin kemi kërkuar rikthimin e policisë deri në momentin që tifozët të jenë të disiplinuar dhe të mos ketë incidente. Nuk i cilësoj shqiptarët si të dhunshëm.

Kam rastisur në një ndeshje 10 vite më parë Rapid Vjena-Austri Vjena dhe pashë shumë tifozë që hynë në fushë dhe policia nuk bëri asnjë veprim. U habita. Por, të nesërmen pashë në gazeta që kishte 1000 veta të arrestuar dhe kjo skenë nuk ka ndodhur më kurrë në Austri“, përfundoi kreu i futbollit shqiptar./newsport/