I ftuar mbrëmë në rubrikën sportive të Star Sport ishte Denis Zmijani. Zv.trajneri i Vllaznisë u-17 u ndal tek ndeshja e fundit që kuqeblutë zhvilluan kundër Tiranës, si edhe aktivizimi i elementit të ri në këtë ndeshje.

Zmijani u shpreh duke thënë: “Mund të them se ndeshja me Tiranën kishte dy tablo për Vllazninë. Një 25-30 minutësh shumë dinamik dhe dominues të Vllaznisë, ku shënoi gol dhe humbi një penallti që nëse do shënohej sot do flisnim ndrysh. Si edhe pastaj një ulje ritmi drastike në pjesën tjetër të lojës. Mendoj se trajneri Brdariç duhet të ndërhynte për të ndërruar sistemin e lojës.

Aktivizmi i të rinjve ? Jam i lumtur për ta që mirën minuta. Por nuk është kjo mënyra e duhur. Të rinjtë duhet të përgatiten psikologjikisht dhe të punohet me ta që kur të thirren të jenë gati. E pamë që nuk ishin gati për një ndeshje si kjo kundër Tiranës, jo se iu mungon talenti, por sepse tek Vllaznia të rinjtë u hodhën në fushë nga emergjenca.

Po kujtoj edhe episodin e Diagne, që kishte disa minuta i dëmtuar dhe qëndronte në fushë. Kjo për shkak se trajneri kishte frikë të fuste në lojë një lojtar të ri dhe donte ti besonte eksperiencës. Prandaj duhet punuar ndryshe me të rinjtë që të mos “vuajnë” situata të tilla.“
Endri ÇINARI