Sigurisht larg, nga Shkodra e Vllaznia, nuk kam tagrin te gjykoje me kompetence per ate vendim qe Kryesia e Klubit te Futbollit Vllaznia ka marre ne pasdreken e nje dite me pare, per pezullimin e kontrates me trajnerin gjerman Thomas Brdaric, por duke e ndjekur skuadren e zemres time Vllaznine, nepermjet transmetimeve televizive dhe komenteve të faqeve sportive, tē gazetave e portaleve, sidomos te Panorama sport e veçanerisht “SHKODRA SPORT”, nuk e ve ne dyshim se ecuria e Vllaznise ka lenë me dyshue, per te arrite objektivin për titull kampion ose më se paku njē vend nē Kupat e Europēs.

Luhatjet kane qene te perseritura, barazimet ne “Loro Borici” disi te pa justifikuara. Por prepara se te shkohet ne nje vendimmarrje te tille, do te beja nje pyetje: Ç’faj ka trajneri Brdariç qe Latifi humbet 11- metershin, kur fare mire Vllaznia do te ishte ne avantazh 2-0 dhe ndeshja me siguri qe do te kishte rrjedhe tjeter?

Pastaj nese trajneri Brdaric ishte paralajmeruar se nje humbje me Tiranen qe pothuajse e ka siguruar titullin kampion, e ne Shkoder e vuloste, jo vetem ai por edhe i gjithe ekipi eshte vene dy here perpara nje presioni disi te pastudiar nga Kryesia e Vllaznise.

Me sa me kujtohet tek Vllaznia ne vite, kuptohet ne vitet e DEMOKRACISE, se ne kohen e diktatures komuniste, shkarkimet e trajnereve jane bere me urdher te komiteteve te partise se punes, jane bere jo pak here shkarkime te justifikuara si ne rastin e trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç, Hysen Dedja (pikerisht ne nje humbje me Tiranen, ne “Loro Borici”), bile kjo e Dedjes ka qene doreheqje, por jo ne kishte luksi si kjo e gjermanit Brdariç.

Them se ishte luksi pasi ishte ky trajner- Thomas Brdariç qe i rikthei Shkodres futbollin e vertete, pas shume dallgezimesh, largime te trajnereve te kercenuar e te vene perballe skenave mafioze, qe brenda nje sezioni ishte ne finish te titullit kampion qe u diskutue me golevarezh me Teuten, fitoi Kupen e Shqiperise, u shpall Njeriu i Vitit, Tranieri me i mire i Vitit, e keto mos harrojme i arriti kur kishte guxuar ne mes sezonit te dorehiqej por me kerkesen e futbollisteve ai u rikthye pa ndjere distancim nga dashuria per Shkodren e Vllaznine.

Presidenti Xhaferi qe mori persiper administrimin e Vllaznise nga Bashkia, ka ba investime ne mjaft drejtime e per kete duhet pergezuar, ka bere nje merkato qe e ka bindur per momentin, por nuk ka qene edhe aq prefekte, por ne kete moment me duket se eshte nxituar me largimin e Brdariç.

Dhe ne te tilla raste kur shkarkohet per mosrealizim objektivash, se bashku me trajnerin iken i gjithe stafi. Ndoshta eshte shpejt per te kaluar ne te tilla “aventura”! Dhe dy fjale per zevendesuesin e Brdarië, shkodranin Elvis Plori.

Nuk ka pse te nxitohemi per te dhene opinione, pasi edhe ai do te jete i ndergjegjshem per te ndare si sukseset edhe deshtimet me kolegun e tij Brdariç.I mbetet detyre te realizoje ne kete periudhe kohe ate ndryshim qe kerkon presidenti Xhaferi dhe mbi te gjitha t’i dale per zot kalimit te Vllaznise ne finalen e Kupes se Shqiperise, duke besuar ne eleminimin e Partizanit dhe pastaj kurorezimin e finales.

Uroj qe te jete ky suksesi i stafit te ri Plori-Miloti. Por Thomas Brdaric a do te jete ndoshta jo fizikisht prane Vllaznise, Shkodres e tifozerise shkodrane ,por me zemer besoj se po, mbasi mbresat e kujtimet, pse jo dhe miqesite qe afroi dhe i afruan do ta mbaje te lidhur me kete histori sportive qe ka si sentence thenien epike:
ERDHA, PASHE, DHE FITOVA.”
Namik MEHMETI
Firenze, Itali
15 mars 2022