Në prag të ndeshjes që Shqipëria luan ndaj Moldavisë në Elbasan, para mediave ka dalë kapiteni Elseid Hysaj i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit ditën e nesërme. Në një prononcim për mediat, Hysaj u shpreh se është nder për të shiriti i kapitenit duke pranuar se skuadra ka gjetur personalitetin dhe idenë e lojës.
“Gjetëm personalitetin dhe idenë e lojës se e kishim humbur. Jemi të kënaqur me lopën e bërë dhe duhet të vazhdojmë në rrugën e duhur për 100% tonë. jam profesionist dhe kur kërkohet një rol duhet ta bëjmë të gjithë. nuk e prisja që do ta bëja kaq mirë por më shkoi mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Duhet të luajmë për rritjen e kombëtares pasi trajneri është i ri dhe duhet të vëmë nga një shkallë dhe të ndërtojmë këtë skuadër më kompakte. Duhet kohë të punojmë.
Kapiteni? Është zgjedhje e trajnerit dhe është nder për mua. Është një ëndërr për mua dhe po më realizohet por nuk dua të bëj polemika
Nuk kemi luajtur me topa të gjatë dhe nëse kemi luajtur e kemi bërë me objektivin të shkojmë te porta dhe t’i kemi lojtarët të vetëm. Nuk ishte e gjithë loja jonë me topa të gjatë.
Tifozeria? Është shumë e rëndësishme pasi ne luajmë për ata. Sa më shumë tifozë kemi, aq më shumë zemër na japin dhe duke treguar lojën tonë po rritemi.
Ndryshim? Unë flas për skuadrën dhe duhet të jemi më konkretë në realizim. Po punojmë mirë si skuadër dhe duhet të pasojmë shumë për sulmuesit. Besoj se do të dalim të fitojmë”, tha Hysaj. /VipSport/