Futbollisti i Dinamos, Eridon Qardaku ka folur në prag të ndeshjes me Vllazninë, që luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, një ndeshje e denjë rivalësh. E respektojmë Vllazninë, por nuk e mbivlerësojmë dhe as nuk e nënvlerësojmë.

Patjetër që në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë një atmosferë e mirë dhe e bukur sportive. Tifozët shkodranë gjithmonë e bëjnë të bukur atmosferën, ndaj them se do të jetë një ndeshje për t’u shijuar e gjitha.

Ne si Dinamo City do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, si gjithmonë. Jemi përgatitur për këtë sfidë dhe tani le t’ia lëmë fushës gjithçka.

Na duhet të jemi të përqendruar nga momenti i parë deri në të fundit për të gabuar sa më pak. Objektivi ynë është që të marrim më të mirën nga kjo ndeshje”.