Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREFlet shkodrani Uendi Vecaj: Më bindi projekti i klubit

Flet shkodrani Uendi Vecaj: Më bindi projekti i klubit

Uendi Vecaj ka gjetur “shtëpinë” në Burrel. Ish-lojtari i Vllaznisë, Teutës, Laçit dhe i Dinamos së Zagrebit është më shumë se i lumtur për formën si ka nisur aventura me matjanët.

Teksa flet për “Panorama Sport”, ai na tregon edhe porosinë që kanë dhënë drejtuesit.

“Mendoj që kampionatin e kemi nisur mbarë dhe jam shumë i lumtur, që kam arritur të kontribuoj me gol në ndeshjen e fundit.

Kjo fitore nuk na ka bërë aspak euforikë dhe jemi të gjithë me këmbë në tokë. Nuk ka neglizhencë e nënvlerësim për asnjë skuadër.

Udhëzimet e drejtuesve e të stafit teknik janë që çdo përballje të vlerësohet si finale. Ne këtë po bëjmë. Fryma e grupit është shumë e mirë dhe ajo do të na çojë drejt suksesit.

Burreli është një ekip me emër dhe detyra jonë është ta ngremë ekipin aty ku e meriton, në Superiore”, u shpreh mesfushori shkodran.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments