Sebino Plaku do ta mbyll me futbollin e luajtur në fund të sezonit. Sulmuesi që më 20 maj do të mbush 37 vjeç ka vendosur që të “var këpucët” në gozhdë dhe të largohet përfundimisht nga futbolli.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari në një intervistë të dhënë ditën e sotme për shtypin e shkruar teksa ka bërë me dije se ky është sezoni i fundit për të.

Plaku luan vitin e 3-të me Teutën, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me shumë skuadra të ndryshme si Kastrioti, Gjilani, Llapi, Kukësi, Kamza, Skënderbeum Korabi, Partizani, Slask, Flamurtari, Tirana, Dinamo, Ham Kam dhe Apolonia.

Në karrierën e tij, sulmuesi ka fituar 4 tituj kampion, 3 me Skënderbeun dhe me një durrsakët, ndërsa me këta të fundit fitoi edhe dy Superkupa dhe një Kupë të Shqipërisë.