Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz nuk e ka patur shumë mendjen tek rezultati në miqësoren e sotme ndaj ekipit U19, ndonëse skuadra e tij e fitoi atë me rezultatin 4-0. Në prononcimin e dhënë për mediat ka deklaruar se ndeshje të tilla me ekipet e tjera të klubit do të zhvillohen herëpashere kur kampionati do të ndërpritet.
“Ky takim na vlejti për të shikuar më mirë lojtarët që janë tek Vllaznia U 19, për të bërë seleksionimin e të rinjëve për tek ekipi i parë. Ne jemi një familje. Ne do të vazhdojmë miqësoret me ekipin e Vllaznisë B, me U-19 apo dhe atë U-17 në mënyrë që të shikojmë më nga afër edhe elementet e duhura por edhe që të vlejnë për ekipin e parë.
është shumë e rëndësishme që ekipi i parë të ketë një bashkpunim të mirë me këto ekipet e tjera të klubit. Dhe është një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët e akademisë dhe Vllaznisë B për të luajtur me ekipin e parë.
Ndeshje të tilla si kjo e sotmja janë një stërvitje e mirë si për ne dhe për ekipin tjetër. Sa herë që të kemi pauza të kampionatit ne do të aplikojmë një gjë të tillë”.
Ndërkohë duke folur për përgatitjet për sfidën e ardhshme me Partizanin, trajneri Jonuz ka shkruar: “Programi është që ne do të kemi një ditë pushim dhe të hënën do të nisë të përqendrohemi tek përgatitja për takimin me Partizanin. Ne duhet që përqendrohemi tek ky takim në rradhë të parë se pas kësaj, për 7 ditë do të kemi edhe dy takime të tjera me Flamurtarin e Laccin. Tani do të fokusohemi vetëm tek ndeshja me Partizanin të përgatitemi për atë takim”.
© shkodrasport.com