Vllaznia e sivjetme po bën mirë në kampionat dhe në shtatë ndeshjet e para të tij ka arritur të grumbullojë 12 pikë dhe duke qenë kësisoj në krye të renditjes me pikë të njëjta me Bylisin, Skënderbeun dhe Teutën.

Kjo konsiderohet një arritje për shkodranët, nisur edhe nga problematikat me të cilat e nisën këtë sezon, por në fakt konsiderohet arritje edhe për një arsye tjetër.

Ata rrallëherë kanë marrë kaq shumë pikë në nisje të kampionateve. Mjafton t’u referohemi 15 kampionateve të fundit të Superligës ku ato kanë marrë pjesë vetëm në një rast kanë arritur të grumbullojnë më shumë pikë.

Ka ndodhur në sezonin 2004-2005 kur pas javës së shtatë të kampionatit, Vllaznia kishte grumbulluar plot 15 pikë. Që atëherë në asnjërin kampionat kuqeblutë nuk kanë grumbulluar kaq pikë.

Në dy kampionate, ata kanë arritur të grumbullojë po 12 pikë, aq sa edhe sivjet, pikërisht në sezonin 2008-09 kur Vllaznia ishte pretendente për titullin kampion nën drejtimin e trajnerit Agim Canaj dhe në fillim të sezonit 2012-2013 kur ekipi nën drejtimin e Shpëtim Duros e nisi mirë kampionatin por më pas lëshoi pe rrugës. Ja ecuria e Vllaznisë në 15 kampionatet e fundit, pas 7 javëve të para të tyre:

2019- 2020 12 pikë

2017- 2018 5 pikë

2016- 2017 7 pikë

2015- 2016 4 pikë

2014- 2015 11 pikë

2013- 2014 10 pikë

2012- 2013 12 pikë

2011- 2012 10 pikë

2010- 2011 11 pikë

2009- 2010 7 pikë

2008- 2009 12 pikë

2007- 2008 9 pikë

2006- 2007 10 pikë

2005- 2006 7 pikë

2004- 2005 15 pikë