Basketbollistët e Vllaznisë kanë marrë një tjetër fitore në kampionat dhe këtë herë ndaj një ekipi rival si Partizani. Kuqeblutë kanë luajtur në Tiranë ndaj të kuqve dhe në fund kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 76-69.Një fitore me vlera kjo sepse të mos harrojmë se të kuqtë në ndeshjen e parë kishim fituar në Durrës ndaj Teutës.

Që në periodën e parë ata e kanë nisur në avantazh duke e mbyllur atë 17-12 dhe epërsia do të vinte duke u thelluar në të dytën e cila mbyllet me rezultatin 38-28. Pra dy ekipet kanë shkuar me një diferencë prej 10 pikësh në favor të ekipit shkodran.

Ajo do të vazhdonte të ruhej dhe madje edhe të thellohej edhe më tej por ne dy minutat e fundit per çudi shkodranet leshojne ne loje pas aktivizimit te peseshes se dyte dhe diferenca madje do te ngushtohej deri ne gjashte pike, 73-67. Ketu nderhyn serish trajneri Gospodinov duke aktivizuar titullaret kur kishin mbetur edhe 24 sekonda loje.

Diferenca madje do te ngushtohej ne 4 pike por vetem kaq sepse ndeshja do te fitohej nga Vllaznia me rezultatin e pergjithshem 76-69 dhe duke marre keshtu nje fitore me shume vlere ne kete takim te rendessihem.

Në këtë mënyrë, pas fitores javën e kaluar ndaj Barleti Eagles, suksesi i sotëm në “Asllan Rusi’ ndaj Partizanit, e çon Vllazninë në krye të renditjes pas javës së dytë të kampionatit.

Javen e ardhshme ne Shkoder do te zhvillohet nje ndeshje shume interesante, ajo ne mes Vllaznise dhe Tiranes. Ky i fundit eshte nje tjeter rival dinjitoz per ekipin shkodran dhe prandaj padyshim qe do te synohet fitorja ne ‘Qazim Dervishi’.
www.shkodrasport.com