Të gjithëve u ra në sy mbrëmjen e djeshme festimi i futbollistëve të Turqisë pas golit të shënuar ndaj kombëtares shqiptare. Lojtarët turq u rreshtuan para tifozëve dhe bënë shenjën e komandës duke përshëndetur kështu ushtarët e vendit të tyre mbi sulmet që janë dukë ndërrmarr ditët e fundit.

Një gjë e tillë u komentua gjatë pas ndeshjes në çdo media botërore, ku në shumicën e rasteve u dënua si akt. Pasi sporti nuk duhet ngatërruar me problemet politike që ndodhin.

Gjithashtu UEFA ka vendosur të shprehet ditën e sotme mbi gjestin e bërë nga fubtollistët e Turqisë, me anë të Philip Twonsend, kreut të zyrës së shtypit për UEFA-n.

“Personalisht nuk e kam parë live atë gjest, i cili mund të duket një provokim. A e ndalon rregullorja aktet politike dhe ato fetare? Po i ndalon, ju garantojë se do të ketë një shqyrtim për këtë çështje”, u shpreh Twonsend.