Pas tre sezonesh ne Bundesligen gjermane, volejbollisti shkodran i kombetares shqiptare Anton Qafarena ka vendosur t’i thote lamtumire skuadres se tij Voleyball Bisons Buhl.

Ka qene vete ky klub qe permes faqes se tij zyrtare ka bere publik largimin e ketij lojtari qe ka qene nder me te miret e Bisons, me te cilin arriti deri ne finalen e Kupes se Gjermanise ne vitin 2018.

“Me sulmuesin diagonal Anton Qafarena (23) është përcaktuar tashme nderprerja e bashkepunimit. Shqiptari i gjatë 2.04 m nuk do t’i përkasë më ekipit Bisons në sezonin e ri pas tre vjetësh. Kjo u vendos nga biseda mes Antonit dhe menaxherit Oliver Stolle.

“Anton ka ende një kontratë për sezonin e ardhshëm, por me kushte që ne nuk mund t’i përmbushim nën rrethanat aktuale financiare. Ne bëmë një ofertë për ta ndryshuar atë me shpresën se ai do ta pranonte. Fatkeqësisht, ai vendosi të kërkojë një klub të ri”- eshte shprehur menaxheri Oliver Stolle.

Voleyball Bisons Buhl e falenderon për tre vitet e kaluara sëbashku, me piken kulmore, daljen ne finalen e Kupes DVV 2018 dhe i urojme Antonit fat dhe të gjitha të mirat për të ardhmen”- shkruhet ne faqen e ketij klubi.