Shiroki Brijeg dje pasdite ka zhvilluar miqesoren e tij te dyte dhe perballe ekipit te Superliges kroate NK Hrvatski Dragovoljac, ka barazuar me rezultatin 2-2.

Nderkohe pas kesaj miqesoreje, per mediat ka folur edhe trajneri Toni Karaçiç i cili pavaresisht rezultatit, eshte shprehur se ka mbetur i kenaqur me lojen e zhvilluar nga ekipi i tij.

“Jam i kënaqur me lojën. Ritmi ishte pak i ulët por kjo është e kuptueshme në këtë fazë të përgatitjeve. Si përfundim rezultati ishte më pak i rëndësishmi.

Më vjen keq për dëmtimet që pësuan tre lojtarët tanë, por duhet të shpresojmë për ndonjë lajm të mirë nga infermieria. Në vijim do të tregohemi më të kujdesshëm, ta përgatisim me qetësi dhe kualitet ndeshjen kundër Vllaznisë”.