Historia e merkatos së Elseid Hysaj është kthyer në të mërzitshme në gjithë këto kohë të fundit. Thuajse çdo dite ka lajme qe e dergojne ate ne destinacione te ndryshme.

Sa herë vinte koha e merkatos dimërore dhe verore dilnin shumë artikuj që tregonin ekipin e ri të mbrojtësit shkodran, ku mungonte vetëm zyrtarizimi. Megjithatë fati i lojtarit të Kombëtares ka qenë i lidhur ngushtësisht me Napolin.

Këtë herë kontrata e Hysajt ka mbaruar dhe largimi është i sigurt. Por kush do të jetë skuadra e re e mbrojtësit? Për këtë ka ende shumë dyshime. Pasi menaxheri i tij ka thënë se skuadra të mira në Europë janë në garë për të nënshkruar me të, së fundmi është Fenerbace që i është bashkuar garës.

Mediat në Itali raportojnë se skuadra e njohur në Turqi kërkon që të transferojë Hysajn dhe të përforcojë organikën për sezonin e ri. /Sport Ekspres/