Pavaresisht ndryshimeve te pesuara, Beselidhja vazhdon te vuaje dhe ndodhet serish ne vendin e fundit ne tabelen e renditjes. Nje nga njerezit qe e ka provuar ta shpetoje kete skuader por nuk ja ka dale dot deri tani eshte Nikolin Çoçlli.

Ai erdhi ne krye te saj ne nentorin e vitit te kaluar duke zevendesuar Alban Bruken duke u emeruar trajner i pare por nuk ia doli duke i lene vendin pastaj Artan Banos ndersa vete mori detyren e zevendestrajnerit, ashtu siç eshte duke bere tani edhe me trajnerin aktual Alert Alcani.

Çoçlli ka dhene nje interviste per mediat duke folur pikerisht ne pragndeshjen me Burrelin qe do te luhet kete fundjave dhe qe mund te jete vendimtare per kete skuader. Ai beson qe Beselidhja ende ka shanse per mbijetese prandaj eshte shprehur:

“Me gjithë prurjet e shumta nga merkatoja e janarit, Besëlidhja nuk arriti të dilte nga kriza ku mbetet e mbërthyer. Me gjithë përpjekjet e shumta nga stafi teknik për të ndryshuar gjendjen, ende nuk është arritur ajo që kërkohet. Teksa kampionati yne ka mbetur në 6 javët e fundit, Besëlidhja rënditet e fundit çka e ka komplikuar gjendjen.

Besëlidhjen e ka ndëshkuar mungesa e golave, pasi në shumë ndeshje janë marrë barazime: Sëmundja e mosshënimit të golit po e penalizon ekipin, ndaj po punojmë fort në këtë drejtim. Tani po mendojmë vetëm për ndeshjen e rradhës ndaj Burrelit pasi është një rreze shprese për mbijetesën.

Pozitiv është fakti se futbollistët janë në formë shumë të mirë, si fizkisht ashtu edhe psikologjikisht. Kurrë më entuziast se tani nuk kanë qënë, ndaj shpresojmë shumë se kjo gjendje shumë e mirë do të shpërbejë për të marrë pikë në Burrel. Edhe pse duket gjendja e zymtë, Besëlidhja them se do t’ia dalë me sukses të mbijetojë, qoftë edhe me ndeshje ‘play-out’-i”./SHKODRA-SPORT.COM/