Basketbolli shkodran po kalon aktualisht momente te veshtira. Vllaznia e meshkujve per here te pare ne historine e saj ka rene nga kategoria tashme dhe kjo padyshim qe nuk eshte diçka e mire sepse kemi te bejme me nje sport elitar, i cili ka dhene shume trofe dhe ka nxjerre nga rradhet e tij shume emra te shquar.

Sot do te ndalemi tek brezi i fundit i kampioneve, ai i pak viteve me pare, kur fituan 3 tituj kampion rradhazi dhe 2 Kupe te Shqiperise. Dhe kapiteni i ketyre sukseseve, njeriu qe ngrinte lart i pari trofeun, ishte kapiteni Ervin Berdica.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo eshte nje dite e veçante per te. Ai ka ditelindjen, feston 38 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ervin Berdica ka lindur ne Shkoder me 28 mars 1985 dhe zgjedh te merret me basketboll qe ne moshe te vogel. Shpejt do te spikaste per talentin e tij. Jep nje kontribut te madh per basketbollin shkodran dhe kulmi jane vitet 2013-2015 kur ky ekip do te fitonte 3 tituj kampione dhe 2 Kupa te Shqiperise.

Dhe protagonist i ketij shkrimi do te ishte me i lumturi nga te gjithe sepse ne rolin e kapitenit te skuadres, do te ngrinte i pari lart trofeun. Ne vitin 2018 per pak kohe u largua nga Vllaznia per te luajtur me “Invaders”, por u rikthye serish ne Shkoder ku do ta mbyllte karrieren e tij me basketbollin e luajtur.

Me pas, per pak kohe do te bente rolin e zevendestrajnerit te Vllaznia duke punuar perkrah bullgarit Nikolay Gospodinov, e me pas do te emerohej trajner i pare, por jo per shume kohe. Nderkohe tani vazhdon te beje punen e trajnerit te moshave ne Shkoder sepse ne fund te fundit basketbolli eshte jeta e tij dhe nuk mund te largohet lehte prej tij.
Gjergj KOLA