Armando Broja ka gjetur për herë të parë rrugën e rrjetës me Viteshen. Edhe pse ishte fjala për një ndeshje miqësore ndaj Utreht, sulmuesi i talentuar jep sinjalin se është gati të marrë përsipër repartin ofensiv të skuadrës edhe në kampionat.

Pas kësaj ndeshje, 19-vjeçari me origjine nga Malesia e Madhe u shpreh se ai vjen nga një klub i madh si Çelsi dhe se ka shumë besim te vetja. Ndër të tjera, Broja thekson se debutimi me kombëtaren ishte special.

“Po mësohem shpejt me gjërat e reja, pasi jam bashkuar me klubin në fundin e përgatitjeve. A jam gati për të luajtur vazhdimisht? Unë stërvitem dhe punoj shumë, bëj më të mirën në fushë dhe më pas gjykimet ia lej trajnerit.

Goli? Luajta një futboll të mirë. Skuadra ishte mirë dhe si pasojë e kësaj rastet për të shënuar do të vijnë natyralisht. Sapo kam arritur te Viteshe, por pritshmëritë janë të larta. Vij nga Çelsi, një klub i madh.

Ata presin një performancë të shkëlqyer nga unë. Duhet të tregoj kualitetet e mia dhe të shënoj gola. Duhet gjithashtu të bind Çelsin për të më rikthyer në Premier League.

Debutimi me kombëtaren? Ishte shumë special. Vjet kam shënuar 30 gola me të rinjtë dhe rezervat e Çelsit, ky instikt vrasësi duhet të vazhdoj te Viteshe”, u shpreh Broja. /VipSport/