Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFlick: Jam krenar për ekipin, në Champions nuk është kurrë e lehtë

Flick: Jam krenar për ekipin, në Champions nuk është kurrë e lehtë

Hansi Flick vlerësoi shumë fitoren jetike të Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurtit, pas barazimit në Bryzh dhe humbjeve ndaj Chelsea: “Jam i kënaqur. Fitore me tri pikë shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha u kënaqa sepse e kontrolluam ndeshjen. Ata u mbrojtën shumë poshtë dhe nuk lanë hapësira, por ne krijuam raste.

Në Champions nuk është kurrë e lehtë. Jam krenar sepse ekipi bëri atë që duhej. E përgëzoj të gjithë stafin për analizën. Pas disavantazhit kthehemi gjithmonë në lojë, kjo tregon mentalitet dhe konkurrencë, por do të ishte mirë të shënonim më herët”.

Për renditjen, ku Barça është përkohësisht e 14-ta, Flick theksoi: “Duhet të marrim edhe 6 pikë. Të fokusohemi vetëm te vetja”.

Trajneri veçoi ndikimin e Marcus Rashford: “Na dha gjerësi dhe shtriu linjat”. Lavdëroi edhe dygolëshin e Jules Koundé: “Mentaliteti i tij është shumë i rëndësishëm”.

Për reagimin e Lamine Yamal pas zëvendësimit: “Ishte pak i zhgënjyer, por kishte karton të verdhë. E kuptoj plotësisht”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments