Prej gati nje jave, kapiteni i “Murlani U17” Jurgen Qemali eshte duke u testuar ne Spanje, tek Akademia e Valencias. Nje mundesi mjaft e mire kjo per talentin shkodran qe po spikat me paraqitjet tij.

“17-vjecari eshte nje lojtar i cili premton shume per te ardhmen dhe mesa duket kete e kane vene re edhe tekniket e Valencias ne ndeshjen e luajtur diten e djeshme kunder ekipit grek “Paouku”- keshtu shprehet edhe menaxheri i tij Bruno Dodi.

I pyetur nga “Shkodra Sport” se si po e perjeton Qemali kete eksperience ai tregon se: “Ndihet mire dhe mjaft entuziast. Ishin emocionet ne fillim por njohja me shoket e skuadres gjate testimit e beri me te thjeshte kete eksperience qe ne fakt eshte e re per te. Deri tani gjithçka ka shkuar shume mire si ne stervitje ashtu edhe gjate ndeshjes. Pergjigjen perfundimtare e marrim diten e neserme”.

“Per te folur per shpresen e kalimit te shkodranit te ekipi spanjoll mendoj se do jete pozitive duke pare edhe paraqitjen fantastike ne ndeshjen e zhvilluar dje ku dy tekniket spanjolle e dy te tjere kroate kane dhene note pozitive per Jurgenin”- shprehet menaxheri i tij.

Ne fundin e muajit korrik, lojtaret qe do te vleresohen do te udhetojne ne Spanje 10 dite per proven e dyte. Te shpresojme qe nje nder do te jete edhe shkodrani Jurgen Qemali.
Fabiola CAKA