Tjeter barazim per Vllaznine dhe serish duke qene ne disavantazh. Madje sot te dy golave ndaj FK Novi Pazar megjithate sulmuesi Mehdi Çoba ia ka dale te shenoje dy here dhe ta mbylle ndeshjen ne shifrat 2-2.

Vllaznia e nisi kete takim me kete formacion: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Bulatovi, Krymi, Kalezic, Da Silva, Jonuzi, Kruja, Dilaver.

Ekipi serb ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit brenda 5 minutash nderkohe qe me pare sulmuesi Dilaver ka gabuar nga pika e bardhe e 11-metershit.

Ne minutat e fundit te pjeses se pare ne loje eshte futur edhe sulmuesi Çoba qe ka shenuar menjehere duke ngushtuar shifrat e kesaj ndeshje.Kjo pjese do te mbyllej me avantazhin e vendasve ne shifrat 2-1.

Ne te dyten, Vllaznia u perpoq shume per te barazuar dhe pati edhe disa raate shenimi, por lojtaret e saj nuk ia dolen. Trajneri Brdariç ka aktivizuar edhe disa nga lojtaret e stolit qe dhane me te mirene dhe ne fakt goli erdhi ne pese minutat e fundit.

Do te ishte serish sulmuesi Çoba qe do te shenonte edhe golin e dyte te barazimit dhe kesisoj i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat e barabarta 2-2. per Vllaznine ky eshte barazimi i trete ne po kaq miqesore te luajtura.