Paradite ka mbërritur në Shkodër mesfushori brazilian Darllen që ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqeblutë.

Por nga sa mësohet përveç tij në stërvitje ka qenë i pranishëm edhe një brazilian tjetër. Nuk ka të dhëna rreth tij për momentin por vetëm mësohet se luan si sulmues.

Njëkohësisht, bëhet e ditur se në stërvitjen e sotme trajneri Lika ka aplikuar për disa minuta një lojë me dy porta dhe sulmuesi brazilian ka rënë menjëherë në sy.

Ka shënuar dy gola por edhe ka treguar nivel të pëlqyeshëm. Megjithatë drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë ndër mend të nguten para se të firmosin me të.

Ai do të shihet edhe në miqësoren e nesërme me Shënkollin dhe mbase do të qëndrojë deri të premten, ditë që është edhe afati përfundimtar i mbylljes së merkatos.

Shpresat janë që kuqeblutë të gjejnë sulmuesin e shumëkërkuar dhe sytë për momentin janë të përqendruar vetëm tek braziliani.
© shkodrasport.com