Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, thotë se nuk ka asnjë shans për ta blerë mbrapsht klubin.
Moratti pranon se gruaja e tij e ngacmon atë për perspektivën për të zotëruar sërish Inter-in.
Ai i tha për Quotidiano Sportivo: “Nuk ishte falas, emocioni zikaltër. Por nuk jam penduar që kam shpenzuar për Interin, as babai nuk është penduar.
“Herë pas here gruaja ime më sugjeron me shaka: ‘kur do ta rimarrësh të dashurën tënde?’ Duke lënë mënjanë ndjenjat, nuk janë më kushtet. Bota ka ndryshuar”.
Moratti fitoi Triplete-n me Jose Mourinhon në krye dhe tha për portugezin: “Për të mund të flas vetëm me mirënjohje të pamasë. Në fund ai kishte në kokë Real Madridin, në vitin 2009.
“Le të themi se ndoshta në natën e Triplete-s ai mund ta kishte shmangur largimin me Florentino Perez, por ai dha gjithçka për Inter-in”./telesport/