HomeKRYESOREFlori Spahija 'merr për dore' Vllazninë U17. Mbrojtësi që bën edhe golashënuesin

Flori Spahija ‘merr për dore’ Vllazninë U17. Mbrojtësi që bën edhe golashënuesin

Mbrojtesi Flori Spahija ka rezultuar vendimtar sot per Vllaznia U17 duke e ndihmuar ate te fitoje ndeshjen e rradhes ndaj Internacionalit me rezultatin 3-1. Ai ka shenuar dy prej golave me percaktues te takimit dhe kesisoj i ka dhen tre pike kuqebluve.

Padyshim qe golat e sotem dhe loja e mire e tij, evidentojne serish vlerat e tij si futbollist dhe jo me kot eshte edhe kontigjent i kombetares se kesaj grupmoshe.

Lojtari i linjes se majte ka shenuar qe ne minuten e 9-te pas nje gjuajtje me koke brenda zones se kundershtarit dhe duke kaluar ne avantazh ekipin shkodran.

Megjithate miqte kane reaguar dhe ne minuten e 23-te kane arritur te barazojne. Ne kete menyre pjesa e pare e kesaj ndeshje te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Edhe ne fillimin e pjeses se dyte loja ka patur rivalitet dhe tek Vllaznia ndikonte dukshem loja e kapitenit te saj Papaj i skualifikuar per arsye kartonash.

Por ne mungese te tij rolin e liderit te ketij ekipi e ka marre ne dore Spahija qe madje eshte shfaqur edhe si golashenues duke shenuar edhe te dytin ne minuten e 59-te. Nje gol ky qe i dha frymemarrje ekipit Vllaznia U17 e cila shtate minuta me vone do te shenonte edhe golin e trete me ane te Alivodes dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 3-1 ne favor te saj.

Me kete fitore, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe mban vendin e dyte te renditjes duke qene praktikisht brenda objektivit te saj.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments