Florian Kamberi rikthehet në Superligën e Zvicrës, pas një eksperience në Angli me Sheffield Wednesday.

Sulmuesi, i ftuar edhe nga Shqipëria, do të veshë fanellën e Winterthur dhe kjo është zyrtare.

Më parë Kamberi ka luajtur për Grasshopper dhe St Gallen në Zvicër, si dhe për Karlsruhe në Gjermani, Hibernian, Rangers e Aberdeen në Skoci.