HomeFUTBOLLFlorian Kamberi në pritje të dokumentacioneve, ja kur do të udhëtojë për...

Florian Kamberi në pritje të dokumentacioneve, ja kur do të udhëtojë për në Shqipëri

Trajneri Reja prezantoi si një afrim të shumë pritur në listën e Kombëtares emrin e Florian Kamberit. Sulmuesi që luan në Skoci ishte një nga përpjekjet më të mëdha edhe të Federatës pasi Zvicra këmbëngulte që ta mbante në kontigjentin e saj. Përtej situatës, Kamberi është gati të marrë pasaportën shqiptare në përfundimin e dokumentacioneve.

“Sport Ekspres” mëson se sulmuesi do të udhëtojë të hënën për në Shqipëri dhe bileta është prerë, fillimisht për t’u njohur me grupin e kuqezinjëve në terësi e më pas për të nisur stërvitjen. Por në pritje do të jetë pasaportizimi.

Një procedurë e fundit sa u përket të dhënave, “vonoi” disi pajisjen e plotë të dokumentacioneve, ndikuar edhe nga fundjava e ditëve pushim për administratat dhe pritet të zgjidhet përfundimisht në 24 orët e ardhshme.

Gjithsesi, në ndeshjen ndaj Andorës, Kamberi do të shkelë tapetin e “Elbasan Arenës” me fanellën kuqezi./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments