Lajmet e fundit per nje largim te mundshem te trajnerit te kombetares Edi Reja, jane pergenjeshtruar nga ana e Federates Shqiptate te Futbollit. Ky institucion pasditen e sotme eshte detyruar te reagoje pas lajmeve per largimin e trajnerit italian dhe emerimin e Luigi Di Biaggios ne vendin e tij.

Per kete arsye, me nje komunikate per mediat, FSHF ka sqaruar edhe njehere tjeter se Reja vazhdon te jete ende ne pune. Po ashtu ka bere te ditur se vemendja eshte e perqendruar tek hedhja e shortit te eliminatoreve te Kampionatit Europian.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”- thuhet ne komunikaten e Federates.