Pasditën e sotme, Pogradeci, që siç dihet këtë sezon do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, e ka filluar me fitore edicionin e ri. Liqenorët kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe kanë fituar 2-1. Golat e fitores i ka shënuar që të dy mesfushori Ildian Shyti, në pjesën e dytë me penallti.

Ky ka qenë debutimi i Nikajt në krye të kësaj skuadre dhe e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri. Në fakt, përballë ishte Devolli, një ekip edhe ata jo pa pretendime, por në fund këtë derbi e ka fituar ekipi i trajnerit shkodran, Nikaj.

Kështu, Pogradeci tregon se do të jetë pretendentja kryesore për ngjitjen në Kategorinë e Parë gjatë sezonit që vjen. Ky do të ishte ekipi i katërt me të njëjtin sukses nën drejtimin e Samuel Nikajt pas Flamurtarit të Prishtinës, Kastriotit të Krujës dhe Vushtrisë.

Menyra si eshte ndertuar Pogradeci i ketij sezoni tregon se objektivat jane shume serioze dhe ngjitja nje kategori me lart eshte detyre per futbollistet qe e perbejne kete skuader si dhe per trajnerin Samuel Nikaj.
Maringlen ZHIVANI