Laçi duket se ka humbur totalisht hijeshinë e viteve të kaluara. Skuadra veriore humbi përsëri ditën e djeshme me rezultatin 0-1 ndaj Kukësit. Me këtë disfatë trajneri Vukiceviç dhe lojtarët e tij numërojnë 5 humbje radhazi në Superligë, duke e vendosur Laçin në fundin e tabelës.

Ish lojtari i Tiranës Gent Muça ishte i ftuar në emsionin sportiv në Oversport deklaroi se është i habitur me këto performanca të dobëta të Laçit. Sipas tij kjo skuadër nuk ka qenë kurrë në nivele të tilla, por ajo që e shqetëson më shumë është mos kokëçarja nga ana e lojtarëve për rezultatet negative.

“Laçi ka ndryshuar. Nuk e kam parë kurrë që ekipi të humbiste 0-1 dhe lojtari i Lacit që shtrihej në tokë në fund të ndeshjes dhe e merrte me qetësi”- u shpreh Gent Muça.

Ajo qe thote ish- futbollisti i njohur ne fakt eshte treguesi me i mire i gjendjes aktuale tek kjo skuader qe gjithmone eshte shquar per grinten e madhe ne fushen e lojes e kjo nuk po ndodh ne keto momente.

Pikerisht kjo situate qe po kalon skuadra laçiane, ka bere qe ajo te humbase 5 ndeshje rresht dhe ajo ndodhet ne vendin e fundit te renditjes. Megjithate te gjithe shpresojne se nje situate e tille do te kaloje shpejt sepse e njejta ishte edhe sezonin e kaluar, por ne fund kurbinasit u renditen te dytet.