Epoka e Edi Rejas ne krye te kombetares shqiptare duket se ka marre tashme fund dhe pritet vetem te mesohet emri i atij qe do ta zevendesoje. Ne media kane filluar te diskutohen emrat e pare te disa prej te cileve me se shumti po permendet ai i italianit Luixhi di Biaxho.

Por ne fakt ka prej atyre qe mendojne ndryshe dhe i tille eshte edhe ish- sulmuesi i njohur Sokol Kushta. Sipas tij, kombetares tone i duhet nje trajner, tipi i Gatuzos qe e ben punen e tij me shume zemer dhe karakter.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Kushta ka sulmuar ashpër Rejën dhe i bën thirrje Federatës për të gjetur një njeri i cili ta bëjë punën në mënyrën e duhur.

“Mbas shiut thonë del dielli… Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do të veprojë me zgjedhjen e trajnerit të ri. Por ne duhet të heqim dorë nga këta trajneri delirantë, prepotentë, cinik dhe intrigantë. Ky trajner që asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tij, por e delegoi mbi të tjerët, mbi lojtarët, mbi barin e fushës, mbi arbitrin, por asnjëherë mbi vete.

Tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është. Dhe si i pacipë, pret që të vendosi presidenti për kontratën e re. Presidenca duhet të zgjedhë një njeri punëtor, me karakter luftarak, të respektojë popullin dhe mentalitetin shqiptar. P.sh. ka trajnerë si Gatuzo, që kur vajti në Greqi, pagoi me lekët e tij rrogat e lojtarëve.

I mbështeti dhe i doli n krahë në çdo moment, që do punën. Prandaj duhet ta shikojë mirë kë trajner dhe zgjedhim, se elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon, që sa më shpejtë ata tifozë që i kthyen kurrizin dje, të rikthehen sa më shpejtë me lojtarët tanë”, ishin fjalët e Kushtës.