Florian Marku mbetet i pamposhtur në ringun profesionist. Boksieri shqiptar ka fituar regjistruar sot fitoren e 10, duke çuar në 11 serinë e ndeshjeve pa pësuar ende humbje.
Në duelin e zhvilluar në “Uemblin” e tejmbushur me tifozë shqiptarë, përballë ishte francezi Jorik Luiseto, të cilin boksieri shqiptar e fitoi pas 8 raundeve.
Kundër 33-vjeçarit i cili kishte 11 fitore e 2 humbje në karrierën si profesionist, boksieri shqiptar ka fituar me pikë, duke siguruar vazhdimësinë si i pamposhtur.
Marku dominoi thuajse të gjithë ndeshjen, duke goditur me saktësi kundërshtarin dhe në fund duke marrë një sukses 78-75 që përmirëson bilancin e tij dhe e ndihmon që të bëjë përsëri shkallë më lart në renditjen botërore.