Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFORMACIONET/ Mes mungesave dhe dilemave, Vllaznia dhe Teuta skicojnë titullarët

FORMACIONET/ Mes mungesave dhe dilemave, Vllaznia dhe Teuta skicojnë titullarët

Vllaznia dhe Teuta do të përballen sot në 18:00 në “Loro Boriçi”. Ndeshja e Superligës vlen për javën e 13-të dhe nis kështu futbollin për vitin 2021. Të dyja skuadrat vijnë me mungesa në formacion, kjo për shkak të lëndimeve apo pezullimeve.

Trajneri Thomas Brdaric nuk do të ketë të gatshëm Dungën dhe Da Silvën. Sulmuesi ende nuk ka zgjidhur problemet burrokratike me dokumentacionin dhe ndodhet në Afrikë, ndërsa braziliani nuk është rikuperuar ende.

Për Teutën, shkodrani Edi Martini do privohet nga Todorovski që qëndron jashtë prej pezullimit për kartonat e verdhë.

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Adili, Imami; Jonuzi, Krymi, Marku, Isaevski; A. Hoxhaj, Imeri, Dilaver

Teuta: Frashëri; Beqja (Pjeshka), Hoxha, Arapi, Kouros; Aleksi, Avdyli (Karabeci); E. Vila, L, Vila, Bregu; Krasniqi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments