Vllaznia prej disa ditësh ka rifilluar procesin stërvitor për sezonin 2022-23. Përgatitjet që kanë vijuar për kupat e Europë, por edhe edicionin në vijim. Gjithashtu një vëmendje është edhe për përforcimin e skuadrës me elementë të rëndësishëm. Kështu përveç emrave si: Shehu, Vulaj apo Boshnjaku, në fokus janë edhe elementët e rinj shkodranë.

Kështu para pak ditësh firmosi një kontratë profesioniste për herë të parë, Rejan Alivoda. Kapiteni i Vllaznia u-19 ka bindur drejtuesit për ti afruar një kontratë afatgjatë. Dhe me synimin që në të ardhmen mund të ketë një përfitim ekonomik prej tij. Po ashtu para Alivodes, me Vllazninë ka firmosur edhe Paulo Pjeshka.

Një brez para tyre janë edhe emra si: Paloka, Smajli apo Mulia. Elementë që shihen me interes dhe ndoshta do kenë shansin e tyre në këtë sezon. Por një tjetër emër që i është bashkuar shkodranëve në stërvitje në ditët e fundit është Flori Spahija. Mbrojtësi i majtë e ka mbyllur tashmë aventurën e tij me ekipet e moshave dhe po bëhet gati për ekipin e parë.

Spahija i ditëlindjes 22.03.2003, aktivizohet si mbrojtës i majtë e po ashtu në qendër të repartit të prapavijës. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtareve të moshave u-17 dhe u-19 të Shqipërisë.

Tashmë pritet nëse edhe me Spahijen do ndodhë si me bashkëmoshatarët e tij dhe drejtuesit e klubit shkodran ta afrojnë në skuadër me një kontratë profesioniste.
Endri ÇINARI