Vllaznia ka mbyllur mesditen e sotme pergatitjet per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje diten e neserme ndaj Partizanit qe do te startoje ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Kjo seance e fundit, duke shfrytezuar edhe faktin qe kushtet atmosferike ishin pergjithesisht te mira, eshte zhvilluar ne fushen e stadiumit dhe stafi ka punuar shume me lojtaret ne aspektin taktik.
Trajneri Brdariç ka disa ide per menyren si do te luaje, e po ashtu edhe per formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.
Mungesa e sulmuesit Aralica ka krijuar nje dileme se kush do te luaje ne vend te tij, por duket se tashme kjo dileme eshte zgjidhur dhe ne fushe do te jete maqedonasi Djurdjevic.
Te tjeret do te jene po ato qe kane luajtur ne ndeshjet e fundit, duke filluar nga portieri Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Gurishta, Diagne, Adili e Hakaj.
Ne mesfushe do jene Krymi, Jonuzi dhe Da Silva, ndersa sulmi mendohet te formohet nga treshja A.Hoxhaj, Latifi dhe Djurdjevid. Objektivi i Vllaznia padyshim qe do jete nje dhe i vetem: Fitorja e kesaj ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/