sh-gjyqtari ndërkombëtar, Lorenc Jemini, mendon se në mënyrë të pakuptimtë, ata që po gabojnë më shumë në Superiore janë gjyqtarët të cilët mbajnë stemën e FIFA-s.
Duke u nisur nga gabimet e Eldorian Hamitit në ndeshjen mes Partizanit dhe Teutës, ku nuk u dha një karton i kuq për Vilën, ai argumentoi në studion e “Procesi Sportiv” se situata duhej të ndryshonte.
“Kemi parë prej dy javësh që arbitrat po gabojnë dhe ata që po gabojnë shumë janë arbitrat ndërkombëtarë. U tërheq vëmendjen se ata duhet të jenë të vëmendshëm, të jenë pararoja, jo të gabojnë.
Javën që kaloi, dy ndërkombëtarët ishin pushim, nuk po e kupotoj se çfarë ndodh. Ose e kanë marrë me një lloj euforie që mund të gabojnë e janë ndërkombëtare e nuk ndodh asgjë. Gjyqtarët ndërkombëtarë duhet të mbajnë peshën e kampionatit e jo të gabojnë”, ishin fjalët e Jeminit. /vipsport/