Vllaznia ka zyrtarizuar deri më tani afrimin e mesfushorit kosovar, Lorik Boshnjaku, ndërsa në vazhdim pritet të prezantohen edhe mbrojtësit Dajan Shehi, për të cilin është rikthim në Shkodër dhe poashtu edhe Kire Ristevski.

Dilema e madhe është Mevlan Adili, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën dhe për momentin është akoma në mëdyshje. Kështu, në formacion do të ketë të paktën tre ndryshime, duke nisur nga mbrojtja e më pas tek mesfusha.

Zëvendësuesi i Ardit Krymit të larguar pritet të jetë pikërisht Boshnjaku. Ndërkohë, qendra e re e mbrojtjes pritet të jetë një dyshe mes Shehit dhe Ristevskit, me Bulatoviç që mund të përdoret si alternativë apo edhe e kundërta me Shehin që mund të ulet në stol për Bulatoviç.

Poashtu, edhe Kaina mund të jetë një alternativë për Aralicën. Megjithatë, çdo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim, pasi merkatoja e Vllaznisë nuk pritet të mbyllet këtu. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Shehi, Ristevski, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Heriç, Hoxhaj, Latifi, Aralica Tr: Mirel Josa