Java e 31-të e Kategorisë Superiore, mbylli ditën e sotme siparin, teksa për herë të parë në këtë sezon, Partizani i Ilir Dajës, ka marrë kryesimin i vetëm. “Demat e Kuq”, triumfuan me rezultatin 1-0 në përballjen ndaj Apolonisë, duke u ngjitur në kuotën e 57-të pikëve, 1 më shumë se Teuta e Edi Martinit, që barazoi pa gola në transfertë ndaj Teutës.

Rivalitet i ashpër edhe në fundin e tabelës, ku duket se Skënderbeu, Kastrioti dhe Bylisi do të luftojnë deri në javën e 36-të për të siguruar mbijetesën.

Në hulimtinim e përjavshëm të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 31-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Partizani, Teuta.

Ndërkohë lista e bilanceve negative kryesohet nga Skënderbeut, me -22 pikë, për të vijuar më pas me Kukësin, Bylisin dhe Tiranën.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

PARTIZANI +10 pikë

TEUTA +6 pikë

VLLAZNIA +15 pikë

LAÇI +4 pikë

TIRANA -15 pikë

KUKËSI -20 pikë

BYLIS -13 pikë

SKËNDERBEU -18 pikë